Kimioterapia nuk rrezikon të prekurit me COVID-19

7 Gusht 2020, 17:16 | Përditesimi i fundit: 2020-08-07 17:27:51

Tejmbushja e spitaleve, ankthi ndaj infektimit me Covid-19 dhe frika se kimioterapia mund të ulë mundësitë për të jetuar të pacientëve të prekur me koronavirus ka bërë që shumë herë trajtimi të shtyhet, duke vënë jetën e tyre në rrezik. Sipas një studimi të udhëhequr nga  studiuesit e Imperial College në Londër është arritur në konkluzionin se kimioterapia tek pacientët me kancer  të prekur nga Covid-19  nuk përbën një rrezik për mbijetesën e tyre. Pjesë e studimit ishin 890 pacientë të infektuar me kancer në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali dhe Gjermani.  Ku pacientët me kancer të gjirit  kishin gjysmën vdekshmërisë krahasuar me të sëmurët e tjerë.

Studiuesit duke përfshirë në studim 19 spitale të ndryshme në të gjithë Evropën, përfshirë Spitalin Hammersmith në Londër – deklaruan se qëllimi i tyre është të zbulojnë se përse.