Kina nis spastrimet/ Arrestohet Manjati i mediave të huaja! Akuzohet për bashkëpunim me forcat e huaja

10 Gusht 2020, 14:53

KINË- Manjati i mediave në Hong Kong, Jimmy Lai është arrestuar nga policia, nën akuzën e bashkëpunimit me forcat e huaja. Ndërkohë zyrat e gazetës së tij u bastisën nga policia. Arrestimi I 71 vjecarit ësht është I pari arrestim I një personazhi Vip, pas mirartimit të ligjit të diskutueshmëm nga Kina në qershor të këtij viti.  Lai ka qenë një zë i spikatur pro-demokracisë dhe një mbështetës i protestave që shpërtheun vitin e kaluar.

Media shtetërore kineze Global Times e përshkruan Lain si "përkrahës të rebelimit" dhe botimet e tij si "nxitëse të urrejtjes.”  Global Times gjithashtu raportoi se dy djemtë e tij si dhe dy drejtuesit e vjetër të Next Digital ishin arrestuar gjithashtu.

Ligji i ri mbi sigurinë, I miratuar me 30 qersghor,  ndëshkon çdo gjë që Kina konsideron rrezik për përmbysje të regjimit të saj, ndikim në shkëputjen e Hong Kongut, apo bashkëpunim me forcat e huaja; krime këto që shoqërohen me burgime të përjetshme.

Kritikët thonë se ligji do të dëmtojë liritë në qytetin gjysmë autonom, ndërsa mbështetësit e tij deklarojnë se ai do të sjellë stabilitet pas protestave të tejzgjatura të vitit të kaluar./ Përgatiti Suada Mehmetaj