“Kina të mbajë përgjegjësi për virusin” zotëria: Duam vaksina nga Europa jo ruse e kineze

22 Shkurt 2021, 10:06

Në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u shtrua pyetja se a duhet Shqipëria të marrë për përdorim vaksinën ruse e atë kineze. Një qytetar ishte i bindur në zgjedhjen e tij duke thënë se duhet të marrim vaksina nga Europa e jo nga lindja. Më pas ai kërkoi që Kina të mbajë përgjegjësi për përhapjen e virusit.