Kina teston kontrolle më të rrepta në Aeroportin e Rinasit

12 Prill 2019, 20:56

Ngjarja e ndodhur pak ditë më parë tronditi suigurinë në vend. Një grabitje spektakolare ku u morën miliona euro pas të cilës mbeti i vrarë dhe një nga autorët nxori në pah edhe nivelin e sigurisë në Aeroportin e Rinasit, e cila drejtohet nga kompania kineze. Por duket se tashmë kjo kompani ka ndërmend të aplikojë masa të reja sigurie në aeroport.