Kinë, 'fluturon' aeroplanmbajtësja, perspektiva e balonës duket e mahnitshme

27 Prill 2019, 10:33 | Përditesimi: 27 Prill 2019, 10:33

Në edicionin e 36 të festivalit “Weifang International Kite” që zhvillohet në provincën kineze të Shandong, kishte balona të të gjitha formave dhe modeleve, mes të cilave spikati balona në formën e një aeroplanmbajtëse, për të nderuar 70 vjetorin e marinës kineze. Imazhi i marrë në këtë video është bërë viral për shkak të perspektivës së veçantë që e bën balonën të duket pothuajse aq e madhe sa një aeroplanmbajtëse e vërtetë.

Më shumë se 800 të apasionuar me balonat nga 65 vende të botës dhe 20 rajone autonome të Kinës, u mblodhën në Weifang, kryeqyteti botëror i balonave, për ti bërë ëndrrat e tyre të fluturojnë. Weifang një lloj panairi që tërheq shumë entuziastë, të cilët takohen këtu çdo vit për të shkëmbyer kulturë dhe përcjellë miqësi.

Festivali i balonave është bërë një lloj kartë biznesi brilante për Weifang, Shandong dhe madje edhe Kinën. Ai luan një rol të rëndësishëm në promovimin e kulturës si dhe zgjerimin dhe bashkëpunimin ekonomik. Pas 35 vitesh “Weifang International Kite” është bërë një ngjarje unikale ndërkombëtare, kulturore dhe sportive si dhe një piketë e rëndësishme për të treguar qytetërimin urban./Përgatiti Ilir Çuçi

r.k./Shqiptarja.com