Kinë, pamje të frikshme, njerëzit shemben në tokë pasi preken nga koronavirusi

24 Janar 2020, 11:18 | Përditesimi i fundit: 2020-01-24 11:27:25

A tregojnë këto video njerëz që po ‘shemben’ në rrugët e Wuhan?

Burra dhe gra të shtrirë në tokë në epiqendrën ku u shfaq koronavirusi.

Shumë video shqetësuese që janë shpërndarë në rrjetet sociale, pretendojnë se vijnë nga Wuhan, epiqendra e virusit dhe tregojnë se njerëzit po shemben nëpër rrugë ndërsa mjekë dhe vullnetarë me maska nxitojnë për ti ardhur në ndihmë.

Të tjera pamje tregojnë ekipe mjeksore duke trajtuar dikë në mes të një qendre tregtare, ndërsa një video e tretë tregon një person të shtrirë në dysheme në një palestër.