Kinë, shkon në nëntë numri i të vdekurve nga koronavirusi misterioz, OBSH thërret takim urgjent

22 Janar 2020, 13:05

Ka shkuar në nëntë numri i të vdekurve dhe në më shumë se 440 i atyre të prekur nga koronavirusi misterioz që u shfaq në Kinë në fillim të muajit janar, ndërsa në SHBA është regjistruar rasti i parë i të infektuarit.

Nga OBSH ekziston shqetësimi për një epidemi globale e ngjashme me SARS, një tjetër Coronavirus që u përhap nga Kina në më shumë se një duzinë vendesh midis viteve 2002 dhe 2003 prej të cilit gjetën vdekjen 813 persona dhe u infektuan vdekur rreth 8500 njerëz në tridhjetë vende të botës.

Teksa virusi është përhapur edhe në shumë vende aziatike janë rritur kontrollet nëpër botë, veçanërisht në aeroporte

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thirrur një takim urgjent, që parashikohet të mbahet gjatë ditës së sotme për shkak të shpërthimit të koronavirusit në Kinë.