Kinë, të shpërthesh lumin me eksploziv...për një arsye të veçantë

10 Prill 2019, 14:41

Një operacion i madh detonues u krye në sipërfaqen e ngrirë të lumit Heilongjiang, në verilindje të Kinës. Eksplozivi u vendos nga autoritetet lokale për të parandaluar rrezikun e përmbytjeve, ndërsa po afrohet stina e pranverës.

Sipas autoriteteve, ndërhyrja ishte e nevojshme për shkak të temperaturave të larta dhe reshjeve të ulëta të këtij dimri, duke mbrojtur jetën dhe pronat e banorëve që jetojnë pranë lumit. Sasitë e mëdha të eksplozivit u vendosën nën sipërfaqen e akullt, në një gjatësi prej 2.7 kilometrash.

Gjatë shpërthimit, fragmente të mëdha akulli shpërthyen në ajër, duke krijuar një spektakël madhështor.

Operacioni detonues tërhoqi një numër të madh shikuesish dhe turistësh, të cilët publikuan foto dhe video në mediat sociale./Përgatiti Ilir Çuçi