Kineasja sjell vargjet për “Fatin e qytetarit të botës”, Imami: Pasaportat më të forta në botë, të pasigurta!

28 Prill 2020, 15:59

Artistët nuk reshtin së sfiduari me art virusin që ka pllakosur në dyert e të gjithë qytetarëve të botës. Një e keqe e përbashkët për mbarë-njerëzimit, që zgjedh pa pyetur për kufijtë apo për racat njerëzore. Për këtë “Fati i qytetarit të botës” përshkruhet përmes vargjeve të kineastes Anila Varfit dhe vjen nën interpretimin e aktorit Artan Imami. Artistët ngrenë pyetjen për dilemën më të madhe të çdo njeriu sot: "Nesër çfarë na pret?"