Kineastët i japin lamtumirën Ilia Tërpinit

18 Korrik 2018, 20:53

Kineasti Ilia Terpini u përcoll sot për në banesën e fundit. Operatori unik i 20 produksioneve artistike ka nisur punën në vitin 1959 në ish- Kinostudion “Shqipëria e re”.  Disa nga produksionet janë “Dimri i fundit”, “Ballë për ballë”, “I teti në bronz”, “Mësonjëtorja” dhe “Flutura në kabinën time”. Por, ai nuk ndali me kaq, vazhdoi që të ishte aktiv me dokumentarë dhe kronika edhe pas viteve ’90. Kineastët që kanë punuar me të para viteve ’90 flasin për kontributin e madh, që Tërpini ka dhënë në kinematografinë shqiptare.  Ndërsa, djemtë flasin për thesarin, që kanë trashëguar prej tij.

Ilia, Ilia ka qenë një ndër operatorët më të mirë të kinostudios. Ai kishte lindur me syrin e kineastit.  Që në moshën 7-vjeçare ka apsur apart fotografik, mbase edhe kjo e ndihmoi që të bëhej shumë shpejtë një kinokronist i shquar i ish-kinosturdios sonë. Një kronist i mrekullueshëm, me një sy të mprehtë, dinte se çfarë të zgjidhte në kronikë. Kjo përvojë e madhe i dha mundësi që të kthehet edhe në regjisor në dokumentarë, është operatori i vetëm që ka marrë çmime të shumta. E ndjente shumë dramën. Kishte aftësitë që të diktonte të veçantat e çdo regjisori. Falë përgatitjes së tij, ishte në gjendje që të plotësonte të gjitha dëshirat etike të regjisorit, duke ruajtur profesionalitetin e tij. Do të na mungojë shumë. Shpresojmë që të kemi edhe një tjetër Ilia Terpini.

Kristaq Mitro, regjisor