Kinemaja Maks Velo në Laprakë, Rama: La pas një thesar dhe emër në historinë e artit e kulturës

28 Maj 2020, 12:42 | Përditesimi i fundit: 2020-05-28 12:44:45

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook pamjet nga transformimi i kinemasë në Laprakë, që tani do të mbajë emrin e Maks Velos, që u nda nga jeta pak javë më parë.

"Maks Velo u nda nga kjo jetë pak kohë më parë, pas një rrugëtimi vetmitar, plot ëndrra e pasion krijues, me ambicie e inate të mëdha, shfaqje ekstravagante të lirisë individuale, si kur përfundoi në ferrin e të mallkuarve të komunizmit dhe si kur u kthye nga ai ferr në xhunglën e tranzicionit shqiptar, me të njëjtën fuqi për t'i mbijetuar dyndjes së re të barbarisë kulturore, herë si pëllumb e herë si skifter, duke lënë pas një thesar kujtimesh tek miqtë e armiqtë e tij dhe një emër të dallueshëm në historinë e artit e të kulturës shqiptare.

Emrin e Maksit do ta mbajë tashmë kinemaja e rindërtuar në Laprakë, e cila si për ironi të fatit lindi me emrin "Ylli i Kuq" dhe rilindi me emrin e Maks Velos, si një shembëlltyrë e vetë botës së tij, ku errësira mbushej me figura e tinguj ngjyrash, ndërsa drita me jehonë hapash të vetmuar..."

Kinemaja u projektua nga vetë Velo në vitet '70, ndërsa tashmë do të ketë një kapacitet prej 140 vendesh.

    No videos found.