Uejhua Li 46 vjeçe është qytetare kineze që ka hapur prej dy vitesh një biznes në qytetin e Elbasanit. Në datë 21 janar, në ditët e para të përhapjes së virusit kinez, ajo u largua drejt vendlindjes së saj për pushime me rastin e festimeve të vitit të ri sipas traditës së tyre, ndërsa planifikon që të rikthehet në datë 13 shkurt në Elbasan.
Por si është situata në qytetin e saj dhe a ka të prekur nga virusi? Uejhua Li flet në një intervistë për Report Tv nga Shaoxing, Zheijang në Kinë duke rrëfyer situatën.
