Kisha e Manastirit të Shën Kollit, Rama - turistëve: Mos e humbni këtë perlë

23 Gusht 2020, 09:25

Kisha e Manastirit të Shën Kollit në Mesopotam është një monument i trashëgimisë kulturore që ka ndryshuar duke marrë një tjetër pamje pas restaurimit që është bërë. Kryeministri Edi Rama ka një sugjerim për të gjithë turistët që zbresin në Jug të vendit, që ta vizitojnë këtë perlë.

"Me sugjerimin miqësor për të gjithë ata që zbresin në Jug, për të mos e humbur këtë perlë të Trashëgimisë sonë Kulturore, pasi e shpëtuam nga rrënimi dhe e kthyem në një tjetër destinacion tërheqës për turistët e për eksploratorët e thesareve të Shqipërisë, ju uroj një të dielë të mbarë" shkruan ai.

    No videos found.