Kisha e Prosekut në Mirditë rrezikon shembjen nga erozioni

6 Mars 2021, 14:56

Kisha e fshatit Prosek në Mirditë, ndërtuar 30 vite më parë, rrezikon shembjen për shkak të erozionit të tokës.

Fenomeni eroziv është shfaqur prej kohësh, por me reshjet e shiut gjatë dimrit gjendja është përkeqësuar. Rrëshqitja e tokës rrezikon edhe një banesa që ndodhet rrëzë kodrës.Banorët e zonës apelojnë institucionet për ndërhyrje të menjëhershme, ndërsa i janë drejtuar me peticion Bashkisë së Mirditës.