Kishin dalë për të peshkuar, mbytet një person në rezervuarin e Bradomirës në Pogradec, në kërkim shoku i tij

30 Dhjetor 2018, 18:07 | Përditesimi i fundit: 2018-12-30 18:32:59

Një person ka humbur jetën pasi është mbytur në rezervuarin e Bradomirës ku edhe kishte shkuar për të peshkuar me një mikun e tij. 

Peshkatari është identifikuar si Arben Pupa, 50 vjeç, banues në fshatin Bletas, trupi i të cilit është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit. 

Dyshohet se 50-vjeçari ishte i shoqëruar nga Ramazan Kojtari, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë, për të cilin po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit.