Kishin falsifikuar sasi të konsiderueshme parash, policia aksion në Elbasan, prangos 6 persona

19 Prill 2021, 17:04

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia në Elbasan ditën e sotme për falsifikim parash. Aksioni është zhvilluar nga Sektori i Krimit të Organizuar në disa zona të qytetit në Elbasan.

Mësohet se personat e arrestuar kanë falsifikuar sasi të konsiderueshme parash. Report Tv ka siguruar edhe pamjet e ndërhyrjes së efektivëve civilë të cilët kanë arrestuar dy nga personat e dyshuar për falsifikim parash.