Kishin hyrë ilegalisht nga toka greke dhe qëndronin në stola pa maska dhe pa distancë! Shoqërohen 4 sirianë në Sarandë

14 Mars 2020, 15:37

SARANDE - Policia e Sarandës ka shoqëruar 4 shtetas sirianë në Parkun e qytetit të Sarandës.

Ata mendohet se kanë hyrë ilegalisht nga kufiri grek dhe përveç kësaj, ishin ndalur në parkun e qytetit duke mos respektuar rregullat për mbrojten nga koronavirusi.