Kishin mbushur makinën me armë, fishekë dhe drogë, kapen 3 të rinj në Tiranë

12 Tetor 2018, 10:22

TIRANE-Tre persona janë arrestuar dhe njëri është shpallur në kërkim, ndërsa janë sekuestruar kanabis, armë zjarri, një makinë dhe 3 telefona. Të arrestuarit janë Shaqir Jeminaj, Hektor Krrashi dhe Bashkim Hysa.

Sipas policisë, këta persona janë konstatuar në rrugën “Berisha”, ku E. M. dhe Shaqir Jeminaj ndodheshin brenda mjetit tip “Mercedez Benz”, ndërsa Hektor Krrashi dhe Bashkim Hysa jashtë mjetit.

Në momentin që pikasi policinë E. M. iku me vrap, ndërsa tre të tjerët janë kapur dhe gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën e bagazhit të mjetit është gjetur një qese brenda të cilës kishte kanabis, armë zjarri dhe municion luftarak.

Të arrestuar;
- Shaqir Jeminaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.
- Hektor Krrashi, 18 vjeç, banues në Tiranë.
- Bashkim Hysa, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Në kërkim;
- E. M., 32 vjeç, banues në Tapizë.

U sekuestruan:
- 1 kg e 36 gramë kanabis
- armë zjarri automatik
- 3 krehra metalik arme zjarri
- 442 fishekë arme zjarri Model 56
- 129 fishekë arme zjarri Model 54
- automjet Mercedez Benz
- 3 aparat celular

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuara nga neni 283/2 d i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.