Kishte kthyer shtëpinë në magazinë për të tharë kanabis, arrestohet i riu në Lezhë! Sekuestrohet 57 kg lëndë narkotike dhe 100 bimë

28 Maj 2022, 09:57

LEZHË- 57 kg kanabis të grira në proces tharje janë sekuestruar nga policia e Lezhës në kuadër të operacionit të koduar ‘Light’ në një magazinë në Mamurras.

Policia ka vënë në pranga pronarin e banesës Ylli Tafën, 29-vjeç, i cili kishte kthyer në magazinë shtëpinë e tij dhe brenda saj u gjetën, 57 kg bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të grira e të vendosura në proces tharjeje.