Kjo është 151 mijë m2 tokë në Durrës që u tjetërsua: Nga tokë shteti iu dha privatit

12 Prill, 13:15 | Përditesimi i fundit: 2024-04-12 13:16:55

Report Tv sjell pamjet nga 151 mijë m2 tokë të sekuestruara tashmë të cilat u tjetërsuan nëpërmjet falsifikimit nga pronësi të shtetit në pasuri të individëve.

Në total nga operacioni ‘Tjetërsimi’ janë arrestuar 5 persona, 2 në kërkim dhe 9 në detyrim paraqitje. Mes të arrestuarve është edhe ish zv.drejtori i Kadastrës së Durrësit, Leonard Kadrimi.