Klaus Iohannis konfirmohet President i Rumanisë me mbi 65% të votave

25 Nëntor 2019, 14:27

Në Rumani, Klaus Iohannis është konfirmuar President në zgjedhjet presidenciale. Sipas rezultateve provizore, 60 vjeçari nga rradhët e Partisë Nacional Liberale, ka siguruar mbi 65% të votave ndaj sfidueses së tij, ish-kryeministres Viorica Dăncilă, e Partisë Social Demokrate, e cila pagoi izolimin pas kokëfortësisë për të ashtuquajturën ‘Reformë në Drejtësi’, një reformë e dënuar nga Brukseli dhe e kontestuar në sheshet e Rumanisë.

Ishte një fitore dërmuese ajo e Presidentit rumun Klaus Iohannis. Sipas rezultateve provizore të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, 60 vjeçari Klaus Iohannis, i Partisë Nacional Liberale, ka siguruar mbi 65% të votave nga sfidueses së tij, ish-kryeministres nga Partia Social Demokrate, Viorica Dăncilă, qeveria e së cilës ra në 10 tetor me një votim mosbesimi në Parlament.

"Rumunët kanë zgjedhur një Rumani moderne, një Rumani Europiane dhe normale”, - ishin, ishin fjalët e para të Iohannis pas rezultatit të votimeve.

Iohannis tregoi, se ka mësuar nga gabimet e mandatit të parë. Ish-mësuesi i dikurshëm i fizikës dhe kryebashkiaku i qytetit Sibiu, ndoqi një rrugë pragmatike dhe me durim gjatë fushatës elektorale, për të mbajtur larg kundërshtarët e tij në PSD. Shumica e rumunëve dëshiron një vend normal me politikanë normalë, shtet ligjor dhe drejtësi të pavarur dhe rezultati i këtyre zgjedhjeve është një provë për këtë.

Së bashku me liberal-konservatorët në qeveri, Klaus Iohannis duhet të kthejë mbrapsht hapat e gabuar që ndërmori Partia Social Demokrate për dobësimin e strukturave demokratike, gjë të cilën nuk e presin vetëm rumunët brenda vendit, por edhe më shumë se 4 milionë rumunë, që janë larguar nga vendi për shkak të mungesës së perspektivës.

Nëse Iohannis do ta ndalë largimin e pandalur të trurit nga vendi, e të kthejë në vend njerëzit që e zgjodhën me shumicë absolute, duhet që fjalët t'i kthejë tani vepra.

PSD pagoi izolimin pas kokëfortësisë për të ashtuquajturën Reformë në Drejtësi, një reformë e dënuar nga Brukseli dhe e kontestuar në sheshet e Rumanisë.

    No videos found.