Klevis Balliu i bashkohet LSI? Silva Caka: E mirëpresim, Halit Valterin s'e konsideroj fare si njeri! Meta s'ka bërë shkelje, janë nënshtetësi me procedura të veçanta

26 Tetor 2020, 18:11

Ish-deputetja e LSI Silva Caka e ftuar në Report TV, teksa ka folur për skandalin e zbuluar nga shqiptarja. com sa i përket dhënies së nënshtetësive në mënyrë të paligjshme nga presidenti Ilir Meta, është shprehur se në këto procese nuk ka shkelje pasi janë dhënë nënshtetësi me procedura të veçanta.