Klevis Balliu në Prokurori: Çova provat se si policët dhunuan banorët te Bregu i Lumit

31 Maj 2019, 10:41

Teksa ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës një denoncim për shefin e Komisariatit nr.4 për dhunë gjatë përplasjeve në bregun e Lumit, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka deklaruar se Edi Rama po i kthen policët në armiq të shqiptarëve teksa fabrikon prova për të pafajshëm. Balliu deklaroi se nuk ka asnjë rrugë tjetër veç një revolte mbarëkombëtare.

"Ka efektivë policie që janë të detyruar të zbatojnë urdhrat. Sot armiku i policisë  së shtetit për faj të Edi Ramës janë qytetarët shqiptarë. Është një krizë politike dhe ekonomike. Sot vazhdon akoma në punë shefi i komisaritatit nr. 4 i cili është parë me zë dhe figurë duke dhunuar një vajzë, prova të cilat unë i paraqita sot në Prokurori. Nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç një revolte mbarëkombëtare. Ju i keni parë plot raste si qytetarët janë dhunuar barbarisht. Kujtojmë këtu dhunën ndaj Said Dollapit. Ne kemi depozituar këto prova, policia duhet të bëjë atë që duhet të bëjë. Policia thërret si të pandehur vetëm ne dhe mbyll hetimet për çështje konkrete. Policia është kthyer në një laborator që fshin njollat e narkotrafikantëve", deklaroi Balliu.

    No videos found.