“Klevis Balliun e “grisën” si biletë autobusi” telefonuesi ngre alarmin: Në Kuvend s’dinë të lexojnë

8 Tetor 2020, 10:50

“Klevis Balliun e “grisën” si biletë autobusi” . Kështu e nisi bisedën në studio një telefonues nga Tirana në programin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai komentoi votimin e anëtarësisë së PD-së në Pogradec që nuk përzgjodhi si kandidat ish-deputetin Klevis Balliu. Më pas zotëria shtoi se partitë duhet të shkojnë të vetme në zgjedhje dhe se sipas tij në Kuvend ka njerëz që nuk dinë as të lexojnë.