Klevis Elmazaj vallëzim në karantinë nga Amsterdami: Të japim art online si motiv shprese!

14 Prill 2020, 17:38

Klevis Elmazaj, balerini e koreografi shqiptar që jeton aktualisht në Holandë, në një mesazh për Report TV u bënë thirrje artistëve që të krijojnë të gjithë art online, duke dhënë një mesazh shprese në situatën e krijuar nga pandemia Covid -19. I rritur dhe i formuar si balerin në Itali, u shfaq plot talent, dhe nis një karrierë të suksesshme, ndërsa u diplomua më pas edhe si koreograf në shkollën e baletit kontemporan në Angli. Ndërsa vijon të punoj për projektet koregrafike me kompaninë e tij në skenat botërore, Klevis Elmazaj ka pergatitur një perfomance nga karantina.