KLGJ prezanton reformën tek donatorët: Rikthejmë besimin dhe aksesin e qytetarëve në drejtësi

30 Tetor 2019, 15:35

TIRANE- Njësia e dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme vë në hetim kreybashkiakun e Vorës Agim Kajmaku për falsifikim të formularëve, vulave dhe stampeve.

Burime nga kjo njësi bënë me dije për Report Tv se kanë referuar materialet për Kajmakun në Prokurorinë e Tiranës sipas nenit 190 të kodit penal i cili përkufizon se personat që preken nga ligji i dekriminalizimit duke deklaruar të dhëna të rreme rrezikojnë nga 6 muaj deri në 4 vite burg.

Një ditë më parë prokuroria zyrtarisht i përcolli komisionit qendror të zgjedhjeve rezultatet e verifikimit të Kajmakut, ku sipas Interpol Athinës dhe Tiranës ai ishte i njëjti me Jorgo Toton të arrestuar 16 vite më par në Greqi në flagrancë për falsifikim parash.