Klientët e lokalit i shpëtojnë tragjedisë, vazoja me lule iu ra pranë kokave, njoftohet policia/VIDEO

4 Korrik 2020, 16:55

TIRANË - Klientët e një lokali pranë zonës së "Ali Demit" kanë shpëtuar mrekullisht pa lëndime pasi vazoja e luleve nga ballkoni i një pallati ra poshtë tek lokali. Pronari i biznesit telefonoi policinë ndërsa tregon se klientët shpëtuan për pak dhe kërkon që të gjendet apartamenti nga u rrëzua vazoja. Në emisionin e realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri transmetojmë pamjet nga kjo ngjarje dhe ndodhi të tjera me të cilat efektivët e policisë janë përballur gjatë detyrës së tyre.   Shiko episodin 31 të Emisionit 112