Klinikat dentare burim sëmundjesh?! Stomatologu: Bëni kujdes, jemi të rrezikuar!

21 Nëntor 2019, 14:13

Thonë se klinikat nuk janë kurrë vendi i përshtatshëm për të qenë i sëmurë dhe kjo me shumë siguri ka të bëjë me faktin se pikërisht në këto vende ekziston mundësia më e madhe që sëmundjet të transportohen nga një individ te një tjetër.  Në mungesë të higjienës, edhe klinikat dentare mund të bëhen shkak për shpërthimin e problemeve të shumta shëndetësore.

I pyetur a jemi të rrezikuar për transmetimin e sëmundjeve infektive te dentisti, stomatologu Gjergji Dilo thotë në emisionin “Rreze Dielli” se viruset ose bakteret mund të transmentohen gjatë procedurave dentare kur nuk ndiqet një protokoll i rregullt mjekësor.

“Po, është e rrezikshme, sepse përsa kohë përdorim instrumente prerës që mund të dëmtojnë lëkurën tonë sigurisht këto baktere apo viruse hyjnë në trupin tonë. Trupi jonë është ndëtuar në mënyrë të tillë që rrijë mbyllur. Nëse dëmtohet integriteti, jemi të rrezikuar. Më të rrezikuar jemi ndaj Hepatitit B dhe C. Karshi AIDS, më të rrezikuar janë stomatologët sesa pacientët. Psh ka patur 2 raste të dentistëve të prekur nga virusi nëpërmjet klinikave dentare. Kurse në raste të tjera janë pacientët ato që janë më të rrezikuarit. Sot kam sjellë për të ilustruar disa nga instrumentet e dentistit që mund të jeni burim i transmetimit të sëmudjeve infektive të cilat duhet të jenë sterile si shiringa ajër-ujë”, thotë stomatologu. 

Një nga problemet më të mëdha që ngre Gjergji Dilo është fakti që në klinikat dentare mjaftohen me dezinfektimin e veglave të punës dhe jo sterilizimin e tyre.

Ka shumë diferencë mes dezinfektimit dhe sterilizimit. Dezinfektimi thjesht heq bakteret që gjen sipër, kurse sterilizimi vret deri edhe poret e baktereve, por në të tilla vegla pune, bakteret qëndrojnë dhe ndodh ajo që quhet infeksion i kryqëzuar, ku viruset dhe bakteret e një pacienti I kalojnë pacientëve të tjerë.”, thotë Dilo.