Klosi: Basha po 'justifikon' postin që ia kanë falur! Kaso: I ka kryer detyrat

21 Shkurt 2020, 23:22

Mes "luftës" mazhorancë- presidencë, ish- kreu i SHISH, Ftos Klosi ka pasur një qëndrim kritik nga kreut të partisë Demokratike, Lulzim Basha. Për Klosin, ajo që Basha po bën është një formë "justifikimi" për postin që e ka të falur dhejo të fituar. "Ia fut kot. Ka mësuar disa fjali, një herë e thotë të parën pastaj të dytën. Ia kanë lënë detyrën, nuk e fitoi. Ia kanë falur. Po mundohet ta justifikojë. Rrotacioni nuk kërkohet, fitohet, nuk e fiton dot", tha ai.

Kësaj deklarate, i është përgjigjur Përfaqësuesi ligjor, Ivi Kaso,i cili tha se deklarata e fundit e kryedemokratit për rrotacion politik, duhet dëgjuar me kujdes, teksa ka vlerësuar rolin e tij në drejtimin e opozitës. "Deklarata e Bashës është përgjegjshme, që duhet dëgjuar me kujdes. Ka bërë detyrën e tij si kryetar të opoiztës, ka vënë pikat mbi I, ka bërë detyrat e shtëpisë që i ka kërkuar Bundestangut", tha ai.