Klosi: Hotelierët shqiptarë janë luanë, kur hoqëm vizat na prenotuan 200 mijë kinezë

15 Prill 2020, 13:16

A kemi një përllogaritje përsa i përket dëmeve që COVID-19 shkaktoi në sektorin e turizmit?

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, thotë se ky sektor përsoi dy goditje të njëpasnjëshme, atë me tërmetin e 26 nëntorit, dhe tashmë koronavirusin, ku me heqjen e vizave me Kinën, para se pandemia të shpërthente kishin prenotuar 200 mijë vizitorë kinezë. Ministri nuk dha një shifër të dëmeve, por tha se hotelierët shqiptarë kanë treguar sipas tij që janë të fortë, teksa bëri një autokritikë kur tha se ja kanë dalë të vetëm edhe pa mbështetjen e shtetit. Megjithatë, ai e quajti suksesi uljen e TVSH nga 20% në 6% të hotelierëve.Korona e goditi sektorin por them që duke parë disa karakteristike të veçanta si fakti  që kemi 12 muaj turizëm. Shqipëria vizitohet edhe në shtator edhe në verë. Ne hoqëm vizat me Kinën, prisnim 200 mijë kinezë, ishin prenotuar, ndodhi korona, u shtynë. Por nëse situata rregullohet mund t'i kemi sërish këta vizitorë. Shqipëria i ka të gjithë treguesit që mund të mbijetojë", tha Klosi.