Klosi: Komunikoj në whatsapp me 1300 hotelierë, janë të kënaqur me paketën 'Rama II'!

15 Prill 2020, 13:02 | Përditesimi i fundit: 2020-04-15 13:07:19

Sektori i turizmit është i kënaqur nga paketa e dytë financiare e qeverisë Rama, pavarësisht shqetësimit që ata ndjejnë se kur do të rikthehet jeta normale për këtë sektor. Në një intervistë për Report Tv, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, tha se ka biseduar në vazhdimësi me hotelierët dhe kërkesat e tyre janë reflektuar në paketën mbështetëse.

"Paketa e re e prezantuar nga kryeministri Edi Rama e çliroi shumë ankthin e hotelierëve shqiptarë, pavarësisht se janë në presionin e madh të sezonit që do të vijë. Hotelierët shqiptarë tashmë ndihen të lehtësuar, për shtyrjen e tatimeve për vitin 2020.

Por a ka një plan tjetër financiar, nëse COVID zgjat?

"Unë kam komunikuar me shumicën e tyre dhe mund të them që janë të shqetësuar, por janë shumë të kënaqur me paketën e re. Në ekran gjithsecili biznesmen ka detyrën të ankohet, por që janë kërkesat e tyre të dëgjuara me kujdes.  Unë kam komunikim të vazhdueshëm me hotelierët, jam në komunikim në grupe whatsapp me , 1300 hotelierë shqiptarë", tha ministri Klosi për Report Tv.

    No videos found.