Klosi: Në 2 muaj patëm mbi 33 mijë anëtarësime të reja! Po përgatitemi për fitoren në 2025

10 Maj, 12:43

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me rienergjizmin e partisë. Sipas Klosit zgjedhjet do të zhvillohen në 5200 organizata socialiste në të gjithë vendin, ndërsa thirrjen për të votuar 95 mije anëtarë aktive. Janë 1970 kandidatë në garë dhe do të zgjidhen 950 delegatë. Klosi tha se në PS janë anëtarësuar 33 mijë anëtarë të rinj.