Klosi në 'Repolitix' pranon dështimin me menaxhimin e mbetjeve: T'i vëmë gishtin kokës!

12 Maj 2020, 23:15

"Nëse nuk ndryshon vendi i depozitimit të mbetjeve urbane në qytetet tona dhe të mos përdoren më shtratet e lumenjve dhe komunave ku ende e kanë lumin si vend të deponimit të mbetjeve.  Ende nuk po gjejmë forcën ta menaxhojmë ndryshe këtë problematike që nxit shumë debat me të drejtë. Mbetjet spitalore janë më të kontrolluara dhe kanë një tjetër mënyrë trajtimi, por për aq kohë sa vendet e grumbullimet e mbeturinave janë pranë lumenjve janë problem, pasi një shi bie dhe i çon në det. E kemi tashmë të përcaktuar në kodin penal që dëmtimi i pyjeve dhe vend depozitimi i mbetjeve në mënyrë të gabuar të dënohet me ligj", tha Klosi.