Klosi në Tale për masterplanin e bregdetit: Tre investimet do të sjellin shumë turistë, rëra pasuri kombëtare

23 Korrik 2020, 15:47

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ishte në zonën e Tales në Lezhë ku u diskutua për masterplanin e bregdetit me grupet e interesit. Klosi e quajti këtë zonë si një festival turistik  Lezhë -Shkodër, ku kemi trazhëgimi kulturore pafund, kemi kështjella, kemi qytete për të vizituar, kemi histori, kemi trashëgimi pasurore pafund. Por, kjo pasuri duhet mbrojtur, por duhet përmirësuar dhe infrastruktura, që kjo pasuri mbarëkombëtare t’i afrohet gjithë rajonit, duke thithur sa më shumë turist.