Klosi nga Divjaka: Flora dhe fauna është përmirësuar, do loboj fort për të shtyrë me 5 vite moratoriumin e gjuetisë

18 Korrik 2020, 11:57 | Përditesimi i fundit: 2020-07-18 16:25:16

Gjatë një takimi në zonën turistike të Divjakës ministri i Turizmit Blendi Klosi thotë se do të lobojë fort që në vitin 2021 kur mbaron moratoriumi për gjuestinë, të vendoset një tjetër moratorium. Sipas Klosi e mira do të ishte të vendosej një tjetër 5-vjeçar, pasi gjatë kësaj periudhe flora dhe fauna janë përmirësuar shumë. Gjithsesi për këtë do të ketë takim me grupet e interesit.