Klosi nga Durrësi: Hotelet dhe restorantet të aplikojnë për plazhet private

2 Qershor 2020, 18:25

Ministri i Turizmit Blendi Klosi u ndal sot në Durrës për të prezantuar vendimin e ri të qeverisë për plazhet. Ai tha se aplikimi në e-albania do të jetë i hapur deri më 15 qershor, ndërsa demonstroi para kamerave procedurën e aplikimit për bizneset e interesuara. Klosi theksoi se do të ketë më shumë hapësira për plazhe publike, ndërsa privatët duhet të zbatojnë rregullat strikte për parandalimin e përhapjes së Covid-19.