Klosi për Report Tv: Në qershor mund të rinisin fluturimet, rëndësi ka pasaporta shëndetësore

15 Prill 2020, 12:40

A do të ketë sezon turistik këtë verë? Në një intervistë për Report Tv me gazetaren Aida Tancica, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, beson se turizmi mund të nisë të marrë frymë përgjatë muajit qershor, kur pritet të hapen sipas tij aktivitetet e para. Ministri tha se me grupet e ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë, është duke u përgatitur plani për mënyrën e re të sezonit turistik ku të respektohen rregullat e higjienës dhe të distancimit social. Avantazhet e turizmit në Shqipëri, tha ministri Klosi, janë fakti që biznesi hotelier është familjar dhe nuk ka nevojë për vendimmarrje në borde, ndërkohë që me anulimin e fluturimeve dhe mos ditjen se kur do të rinisin,vendi ynë ka një numër të madh turistësh që vijnë nga toka.