Klotilda Bushka sekretare e komisionit për Metën, Hyseni dhe Valteri bashkë-relatorë

11 Korrik 2019, 14:14

Në mbledhjen e sotme e cila ishte edhe e para, komisioni hetimor për shkarkimin e Metës vendosi të caktojë si sekretare të këtij komisioni Klotilda Bushkën dhe bashkë-relatorë Alket Hyseni si bashkë-relatorë. Kryetari i Komisionit deklaroi se deri në mbledhjen e ardhshme dy bashkë-relatorët duhet të përgatisin një projekt rregullore dhe plan paraprak për punën e këtij komisioni.