KLP/ Ibrahimi: Në fund të shtatorit del lista e kandidatëve për Prokuror të Përgjitshëm

16 Shtator 2019, 14:32 | Përditesimi i fundit: 2019-09-16 15:56:46

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi thotë se ngritja e SPAK do të bëhet kur kandidatët të kalojnë procesin e vettingut. I pyetur nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta në lidhje me numrin e anëtarëve që duhet për të ngritur SPAK , pasi është paracaktuar 15 kandidatë, Ibrahimi ka thënë se vendimi do të merret nga Këshilli.

Ndërsa për sa i përket Prokurorisë së Përgjithshme kandidatët janë në procesin e fundit të Vettingut që duhet të kalojnë për tu bërë pjesë.

Gent Ibrahimi: "Jemi në hapat e fundit të një procesi të gjatë. Kemi analizuar dhe miratuar 15 kandidatë që në cdo çast mund të emërohen në SPAK. Ju e dini që është edhe një kusht që duhet të kalojnë vettingun. Është procesi i fundit kalimi i vettingut. Por vetëm 5 e kanë kaluar tre të tjerë janë në fazën e fundit. 7 të tjerë janë në faza të ndryshme. 2 janë në kolegjin e apelimit të ankimuar. Ata të tjerët janë në shkallën e parë të vettingut.7 kandidatë janë në faza të ndryshme të procesit të vettingut. KLP e ka diskutuar këtë opsion, pra opsionin kur SPAK ngrihet edhe më pak se 10 prokurorë. Sot përfshihemi në këtë rol në garantimin e mbrojtjes për prokurorët, ndaj të dhënat si disponojmë. Në një kohë të dytë do t’ju japë përgjigjie. Unë s’paragjykoj vendimet e Këshillit. Këshilli do e miratojë, listën. Ne do shprehim edhe qëndrimin tonë për këtë klauzolë të kushtetutës që thotë se SPAK s’mund të veprojë me më pak se 10 prokurorë."