KLP me 10 anëtarë/ Largohet Besnik Cani, Olsian Çela drejt hapjes së garës

4 Mars 2020, 14:10

TIRANE- Prokurori Besnik Cani nuk do të jetë më anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në mbledhjen e kësaj të mërkure KLP ka shpallur vakancën për postin e Canit duke kërkuar nga prokuroria e përgjithshme të hap garën për zëvendësimin e tij.

Cani u shkarkua pak ditë më parë nga posti i prokurorit për shkak të pasurisë, vendim i kolegjit të apelimit çka solli edhe humbjen e mandatit si anëtar KLP-je.