Klubet e futbollit bojkotojnë sezonin e ri të Superligës, 4 kushte qeverisë për të rifilluar

5 Gusht, 17:56

TIRANË- Një mbledhje që zgjati rreth tre ore dhe që prodhoi një vendim të rëndësishëm. Liga profesioniste e futbollit ku bëjnë pjesë 10 klubet e Kategorisë Superiore bojkoton sezonin e ri për shkak se qeveria shqiptare nuk ka plotësuar kërkesat e klubeve dhe kanë vendosur 4 kushte për të rifilluar. Në dokumentin e firmosur nga të gjithë Presidentët e ekipeve të Superligës me përjashtim të Teutës thuhet se ndryshimet në ligjin për sportin të bëra së fundmi nuk reflektojnë aspak kërkesat e klubeve të futbollit dhe sqarojnë se qeveria shqiptare nuk i ka mbajtur premtimet e bëra më 11 mars të vitit 2019 kur u organizua një tryezë e përbashkët me gjithë aktorët e futbollit.

Liga Profesioniste ka vendosur 4 kushte për qeverinë
1- Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së kërkuar nga klubet e futbollit.
2-Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve të futbollit në formën e TVSH-së së reduktuar në masën 6% dhe jo vetëm të infrastrukturës futbollistike.
3-Zerimin e gjobave dhe të kamatë-vonesave për të gjitha detyrimet fiskale të prapambetura dhe
4-Zgjatjen e efekteve të përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat të sportistëve nga 2 në 10 vjet.

Kategori të tjera