Koalicion PS-PD? Rama: Nëse humbasim, unë do përqafoj shqiptarët e do i lë stafetën palës tjetër

4 Tetor, 12:50 | Përditesimi i fundit: 2020-10-04 12:52:03

I pyetur nëse në zgjedhjet e ardhshme nuk do të plotësojë votat për të qeverisur i vetëm a do bëjë koalicion me PD, Rama përgjigjet se kjo nuk do të ndodhë.

Ai u shpreh se nëse do të humbasë do të përqafoj shqiptarët për zgjedhjen e qeverisë së re.

"Ditën që shqiptarët nuk do më besojnë mua në rolin e kryeministrit do i përqafoj shqiptarët me mirënjohje që nuk di ta shpreh. Do t'iu them puna e mbarë atyre që do marrin stafetën" - tha Rama

b.ha./Shqiptarja.com

Kategori të tjera