Koalicioni i dytë opozitar/ Kujtim Gjuzi dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrim, zbulohen 4 partitë politike që bëhen bashkë për të garuar në 25 prill

24 Shkurt 2021, 17:58

Ka mbërritur pasditen e sotme në KQZ kërkesa e parë për regjistrimin si koalicion zgjedhor për zgjedhjet e 25 prillit. Mësohet se Kujtim Gjuzi, Zef Shtjefni, Selami Jenishehri dhe Kostaq Papa do të garojnë si koalicion me titullin: “Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”. Sigla e koalicionit do të jetë “AOKBPEK” ndërsa partitë përbërëse të këtij koalicioni janë: -Partia Kombëtare Konservatore Albania; -Partia Ora e Shqipërisë; -Partia Emigracioni Shqiptar; -Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar.