Kodheli: Do të hyjmë në zgjedhje lokale së bashku me opozitën e re

1 Prill 2019, 21:56

Mimi Kodheli e pyetur për hapjen e negociatave me BE është shprehur se akoma ka shpresë për vendin tonë. Ndër të tjera Kodheli ka thënë se Shqipëria ka punuar fortë për Reformën në Drejtësi dhe do ti shkojë deri në fund kësaj reforme. Më tej Kodheli ka folur edhe zgjedhjet lokale ku është shprehur se PS do të hyjë në zgjedhje së bashku me opozitën e re që ndodhet në Kuvend.

"Ka akoma shpresë. Ne do ti shkojme deri në fund Reformës në Drejtësi. Do ti shtrijmë dorën deri ne fund opozitës por ne do të hyjmë në zgjedhjet lokale. Do vazhdojmë të flasim dhe të veprojmë për reformat që i shërbejnë Shqipërisë. Kemi grupin në Kuvend që po krijohet. Ata janë legjitim po aq sa kanë qënë ata sipër listës. Cdo opozitë kërkon zgjedhje të parakohshme që ne momentin që humbet votat." ka deklaruar Kodheli.