Mbrëmjen e sotme në në “5 Pyetjet nga Babaramo” ishin te ftuar ish ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe sekretari per çështje ligjor në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata. Në emisnion dy të ftuarit janë pyetur rreth situatës politike në vend dhe për një zgjidhje të mundshme.
Ku na ndajnë vetëm tre muaj nga zgjedhjet lolake ende nuk është e qartë nëse opozita do të hyjë në zgjedhje apo do vazhdojë bllokimin. Nga ana tjetër Kodheli është shprehur se Partia Socialiste do të hyjë në zgjedhje pasi gjithçka është legjitime. Më pas Kodheli ka thënë se PS është e gatshme ti shtrijë dorën opozitës së re por edhe opozitës aktuale që po vijon me bojkotin.
Ndërsa e pyetur rreth akuzave të bëra nga ish-kryeministri ku thoshte se Këshilli i Lartë i Prokurorisë kontrollohet nga kunati i saj, kodheli është përgjigjur kështu: Berisha e ka gjithmonë fjalën për mua por kjo më jep forcë që të vazhdoj përpara. I kam dhën një përgjigje Berishës. Unë nuk jam nga ata që nuk e njohë kunatin. Kunatin e njohë shumë mirë dhe ai nuk ka absolutisht të bëjë fare me karrierën time politike. Ai është një nga konstitucionalistët më të mirë në Shqipëri. Karriera ime dhe e tij janë dy drejtëza të kithta. Pergjigja ime ështtë kjo: Nuk mund të jetë Edi Rama në krye të kësaj reforme pasi kjo reformë monitorohet pafundësisht nga ndërkombëtarët."
Kodheli i përgjigjet akuzave të Berishës për kunatin: Unë e njohë shumë mirë atë, nuk ka asnjë lidhje me karrierën time
No videos found.