Koduzi: Qeveria pranon dështimin përballë COVID! Duhet të ruhet sistemi shëndetësor, qytetarët të pajisen me maska

8 Korrik 2020, 11:48 | Përditesimi i fundit: 2020-07-08 14:40:41

Gazmend Koduzi, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD në një intervistë për Report TV me gazetaren Danjela Maloku, duke iu referuar një deklaratë të bërë nga Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj tha se qeveria e ka pranuar dështimin dhe tani i ka mbetur vetëm të monitorojë.