Koeficienti i përhapjes së virusit, Manastirliu: Procesi është dinamik, ndiqet me kujdes nga ekspertët

28 Prill 2020, 22:19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një interviste në emisionin "Repolitix", foli për koeficientin e transmetimit të virusi i cili në vendin tonë llogaritet 1.05. Ajo tha se ky koeficient analizohet në dinamikë dhe mbi baza 2 javore mbi të cilën analizohet rritja e kurbës, të infektuarve dhe të shtruarve për të përcaktuar atë.