'Kohë të vështira, duhen sy të mirë’, Rama batuta me pacientët në QSUT: Duket si skuadra e Erjon Braçes

20 Janar 2019, 12:51 | Përditesimi i fundit: 2019-01-20 13:46:39

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në Qendrën Universitare Nënë Tereza. Rama, i shoqëruar nga Ministrja Ogerta Manastirliu ka shkuar në QSUT, ku ka inspektuar paketën e re falas të vendosjes së lenteve të syrit. Kryeministri dhe ministrja sqaruan se nga sot, lentet do të jenë falas për të gjithë pacientët që kanë nevojë.

Rama nuk harroi të bënte batuta edhe me pacientët:

Rama: Ju morën lekë?

Pacientja: Jo, jo s’na mori njeri lekë.

Rama: Ka infermierë dhe doktorë të devotshëm. Ndryshojnë mendim njerëzit kur marrin shërbimin. Lentet janë falasa ndryshe do t’ju shkonte 350$ një sy.

Pacientja: Shërbimi shumë i mirë, pash zotën.

Rama: Të shkuara dhe sytë e fortë se kalojmë kohë të vështira, duhen sy të fortë të shohësh tamam.

Doktori: Na ke shpëtuar me veglat e reja, kemi 8 ndërhyrje në ditë. Do bëjmë listë prioritetesh dhe planifikimi.

Rama: Shyqyr qenke se këtu se na përfaqëson se këto qenkan, siku je tek skuadra e Erjon Braçes. 

    No videos found.