Gazetari Bledian Koka ka dënuar kërcënimet që i janë bërë gazetarit dhe botuesit Carlo Bollino nga Ledonard Koka, vëllai i deputetit Lefter Kokës, pas publikimit të fotove nga Shqiptarja.com dhe Report Tv, ku presidenti Meta shfaqet në krah të Nar Kokës dhe Xhevdet Troplinin, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge dhe subjekt i OFL për justifikimin e pasurisë.
I ftuar në 'Repolitix' gazetari Koka tha se ky ishte një rast i rëndë, i dënueshme dhe se prokuroria duhet të niste një hetim. Në lidhje me faktin që Presidenti Meta ndodhej në krah të një personi të dënuar për drogë, gazetari koka shprehet se ai duhet të bëj një 'mea culpa' dhe të mbajë përgjegjësi në lidhje me aktet e tij.'Do ishte mire që prokuroria të niste një hetim, ai është një mesazh shumë i gabuar. Zoti Leonard Koka është një person po aq publik dhe i pranishëm sa në politikë ashtu edhe në prapaskenat e saj, ai cilësohet edhe si padrino i marrëveshjes Rama-Meta. Unë dënoj aktin e tij dhe nuk është gjuha që duhet të përdorte ndaj një gazetari dhe medias. Si gazetar janë për interesin publik dhe personat publike duhet të mbajnë përgjegjësi për aktet që bëjnë, ato nuk shkojnë në një event të caktuar pa marrë informacionin e duhur. Nëse ato nuk mbajnë përgjegjësi atëherë le të themi se jemi kthyer ne një shet afrikan dhe unë nuk dua të jeta dhe besoj këtë gjë. Dua që presidenti Meta të bëjë një 'mea culpa' dhe të distancohet e të mbajë përgjegjësi', tha Koka.
Leonard Koka, vëllai i ish-deputetit të LSI, Lefter Koka kërcënon botuesin Carlo Bollino pas publikimit të fotove që tregojnë presidentin e republikës Ilir Meta, i cili në vitin 2017 tashmë president i emëruar, merr pjesë në një darkë në krah të dy trafikantëve të drogës Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri.