1 kg kokainë në çantë 'Gucci', arrestohen 4 persona në Tiranë

7 Dhjetor 2018, 19:30 | Përditesimi i fundit: 2018-12-07 19:41:14

Katër persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar “FLEX”, ndërsa iu është sekuestruar 1 kg kokainë brenda një çante 'Gucci'. Policia njofton se dispononte informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike të llojit “kokainë”.

Në pranga kanë rënë Julian Zela 36 vjeç, Sajmir Hoxha 44 vjeç, Besnik Mansaku 43 vjeç dhe Rezart Hoxholli 36 vjeç, të katër banues në Tiranë. Ata janë konstatuar nga shërbimet e policisë në rrugën “Janko Theodhosi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit J. Z., i është gjetur brenda një çante dore një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “kokainë”. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat e këtyre shtetasve ku janë sekuestruar një palë pranga dhe një mjet prerës.